12.8 C
Skopje
E premte, 14 Nëntor, 2025

Gjorgjievski: Çmimi “13 Nëntori” u shkon atyre që udhëheqin luf’tën për një Shkup më të mirë

Detyra jonë sot është e qartë. Le ta rindërtojmë Shkupin me krenari, dinjitet dhe modernizim. Le ta bëjmë një qytet që do të jetë shembull, i rregullt, i gjelbër dhe i sigurt. Një qytet që do të marrë frymë, që do të bashkojë, që do të frymëzojë. Le ta bëjmë Shkupin një qytet që do t’u shërbejë njerëzve dhe do t’u japë atyre një arsye për t’u krenuar që janë banorë të tij, tha sonte kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, në ceremoninë e ndarjes së çmimit “13 Nëntori”.

Sot, përveç kujtimit, siç tha ai, japim edhe mirënjohje për të gjithë ata që ndërtojnë shpirtin e qytetit tonë.

“Çmimi “13 Nëntori” është një falënderim për njerëzit që, me punën, njohuritë dhe humanizmin e tyre, vazhdojnë të udhëheqin së bashku luftën për një Shkup më të mirë. Puna dhe suksesi juaj janë provë se shpirti i Shkupit jeton edhe sot, tek secili që krijon, kujdeset dhe ndërton të ardhmen me zemër dhe mbi të gjitha, me përkushtim. Rroftë Shkupi”, tha Gjorgjievski në Operën dhe Baletin Kombëtar.

Çmimi “13 Nëntori” ndahet nga Qyteti i Shkupit me rastin e ditës së çlirimit të tij në Luftën e Dytë Botërore. Çmimi u ndahet qytetarëve dhe organizatave në disa kategori, si kultura, shkenca, arti…

Kryetari i Qytetit të Shkupit Gjorgjievski ua ndau çmimet fituesve të këtij viti. Marijan Patlixhankovski është fitues i çmimit “13 Nëntori” në fushën e publicistikës, Vesna Nedanovska, magjistre e arsimit dhe edukimit dhe Biblioteka e Qytetit “Vëllezërit Miladinovci” – Shkup dhe Suzana Markovska janë fitues në fushën e kulturës.

Dr. Marijan Bojaxhiev është fituesi i këtij çmimi në fushën e shkencës, Dimo ​​Iliev në arte, dhe Prof. Dr. Marija Jovanovski Srceva për kujdesin shëndetësor. Në mbrojtjen sociale u vlerësua Delvina Krluku, ndërsa në sport, çmimi këtë vit iu nda gazetarëve sportiv maqedonas Zoran Mihajlov dhe Kristijan Janev. Çmimi “13 Nëntori” për një person nga një vend tjetër këtë vit i ndahet Dr. Uolfgang David, ndërsa Andrej Tasiq në fushën e nxënësve dhe studentëve.

Të ngjajshme

Të fundit