Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka publikuar sot të dhënat zyrtare mbi gjendjen financiare të komunës, duke theksuar se transparenca do të jetë parim kyç i mandatit të tij, informon POPULLI.mk.
Sipas raporteve të dorëzuara, komuna aktualisht ka një borxh prej 116,449,774 denarësh, që i bie rreth 1,893,492 euro.
“Që nga dita e parë jam zotuar për transparencë të plotë. Ky është realiteti financiar që kemi gjetur dhe për hir të transparencës po e ndajmë me ju. Do të vazhdojmë të publikojmë rregullisht çdo raport dhe çdo hap të punës sonë”, tha Beqiri në njoftim.
Ai shtoi se qytetarët do të informohen vazhdimisht për çdo zhvillim financiar dhe administrativ në komunë.
© POPULLI.mk




