Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar me ironi ndaj zhvillimeve të brendshme në partitë opozitare, PDK dhe LDK. Përmes një postimi, ajo komentoi renditjet dhe pritshmëritë zgjedhore të këtyre subjekteve politike.
“Memli në vend të dytë, PDK-ja e largon; Lumiri në të tretin, LDK-ja feston. Erdhi dita me u knaq LDK-ja me vend të fundit. Arritje tybe”, ka shkruar Matoshi, duke thumbuar lidershipin opozitar dhe qasjen e tyre ndaj rezultateve elektorale.
Reagimi i Matoshit vjen në një moment kur partitë opozitare po diskutojnë ristrukturime të mundshme dhe pritje për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa VV vazhdon të mbrojë pozicionin e saj si forca kryesore në pushtet.
