3.8 C
Skopje
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Arbnor Nesimi dhe Endrit Ismaili fitojnë medalje të argjendtë në Kampionatin Mbarëkombëtar të Karatesë

Sukses i madh për sportin e Tetovës dhe Klubin e Karatesë “ONYX”, informon POPULLI.mk

Dy talentët e rinj, Arbnor Nesimi dhe Endrit Ismaili, janë shpallur nënkampionë në Kampionatin Mbarëkombëtar të Karatesë, duke fituar medaljet e argjendta në garën ku morën pjesë mbi 500 sportistë dhe 60 klube nga të gjitha trevat shqiptare.

Performanca e tyre u vlerësua si një arritje e jashtëzakonshme, duke e vendosur sërish klubin ONYX në mesin e ekipeve më të suksesshme të këtij kampionati prestigjioz.

Trajneri Driton Halimi u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me rezultatet, duke theksuar se këto medalje janë rezultat i punës sistematike, përkushtimit dhe disiplinës që karakterizon të gjithë ekipin.

“Këta të rinj po tregojnë se me punë dhe besim, suksesi është i pashmangshëm. Jemi krenarë për paraqitjen e tyre dhe të gjithë ekipit,” – deklaroi Halimi.

Klubi i Karatesë “ONYX” vazhdon të mbetet një ndër promotorët kryesorë të sportit në rajon, duke kultivuar talente të reja dhe duke shënuar rezultate të qëndrueshme në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Objektivi i radhës, podiumet evropiane. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit