Qeveria ka bërë të ditur se në seancën e sotme të ekzekutivit është shkarkuar drejtori i Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve, Marjan Spasovski, përcjell TV21.
“Marjan Spasovski është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme paralajmëroi shkarkimin e Marjan Spasovski pasi tha se nuk është i kënaqur me punën e tij. Kovaçevski këtë e deklaroi pas ikjes skandaloze të të dënuarit për vrasje, Bekim Memedi, nga burgu Idrizovës.
