Kryetari i komunës së Haraçinës ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë familjet e dëshmorëve, informon POPULLI.mk.
“Sot, në seancën e dytë të Këshillit Komunal, kemi marrë një vendim me rëndësi të madhe për komunën tonë. Ashtu siç e kam premtuar gjatë fushatës, premtimin e kemi realizuar:
Familjeve të dëshmorëve u kemi shlyer të gjitha borxhet ndaj komunës dhe i kemi liruar nga pagesat për shërbimet komunale. Ky është minimumi i respektit dhe mirënjohjes për sakrificën e tyre. Haraçina do t’i kujtojë përjetësisht djemtë e saj më të mirë.
Lavdi të përjetshme heronjve të kombit”.
