3.8 C
Skopje
E shtunë, 7 Mars, 2026

Ramush Haradinaj nderon 113-vjetorin e FASH

Në 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij të thellë për të gjithë atdhetarët që, me guxim dhe dashuri për vendin, kontribuuan në ngritjen dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare.

Haradinaj theksoi se “Forcat e Armatosura Shqiptare, sot pjesë e NATO-s, vazhdojnë me krenari të nderojnë trashëgiminë e lavdishme të paraardhësve, duke shkëlqyer në misione të ndryshme për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në botë, përfshirë edhe angazhimin e tyre në Kosovë si pjesë e KFOR-it”.

“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut,” u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjajshme

Të fundit