1.8 C
Skopje
E martë, 24 Shkurt, 2026

Takim 90 minutësh Erdogan–Putin në Turkmenistan

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, është takuar ditën e sotme me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në kryeqytetin e Turkmenistanit, Ashgabat, në kuadër të “Forumit Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë”.

Forumi mbahet për të shënuar 30-vjetorin e neutralitetit të përhershëm të vendit dhe në të marrin pjesë udhëheqës të shteteve të ndryshme, përfshirë Turqinë, Rusinë dhe Presidentin e Iranit, Masoud Peskov.

Në takimin midis Putin-it dhe Erdogan-it, i cili zgjati rreth një orë e gjysmë, nga pala turke morën pjesë ministri i Jashtëm, Hakan Fidan dhe ministri i Energjisë, Alparslan Bayraktar, kreu i agjencisë turke të inteligjencës MIT, Ibrahim Kalin, kreu i Drejtorisë së Komunikimit Presidencial, Burhanuddin Duran, Këshilltari i Presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Cagatay Kilic, dhe nënkryetari i partisë në pushtet AKP, Halit Yerebakan.

Presidentët e Turqisë dhe Rusisë vlerësuan nivelin e mirë të marrëdhënieve midis vendeve të tyre, shkëmbyen mendime mbi asetet ukrainase dhe ruse të ngrira, iu referuan projektit të centralit bërthamor Akkuyu, ndërsa Erdogan e ftoi Putin-in të vizitojë Turqinë. Siç njoftoi presidenca turke, Erdogan i tha Putin-it se zbatimi i një armëpushimi të kufizuar për objektet energjetike dhe portet mund të jetë i dobishëm. /CNA

Të ngjajshme

Të fundit