1.8 C
Skopje
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Arbër Ademi falënderon për besimin pas emërimit në krye të Sekretariatit të BDI-së

Në Kongresin e V-të të Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili u mbajt dje, u miratua Statuti i ri i partisë si dhe një sërë rezolutash që, sipas drejtuesve partiakë, janë me rëndësi të veçantë për funksionimin, stabilitetin dhe proceset integruese të shtetit, informon POPULLI.mk

Me këtë rast, Arbër Ademi ka përgëzuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, për mandatin e ri në krye të partisë, duke i uruar suksese në udhëheqjen e proceseve më të rëndësishme për shqiptarët dhe për shtetin në përgjithësi. Ai ka uruar gjithashtu edhe të gjithë anëtarët e rinj të zgjedhur në organet partiake, duke iu dëshiruar shëndet dhe sukses në angazhimet e tyre të ardhshme.

Në kuadër të këtij Kongresi, Arbër Ademi ka bërë të ditur se ka marrë besimin e kryetarit Ali Ahmeti dhe të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm për t’u emëruar në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim. Ademi ka theksuar se këtë përgjegjësi të re e pranon me nder, përulësi dhe gatishmëri për të punuar edhe më fort për forcimin dhe avancimin e mëtejshëm të partisë.

Ai ka falënderuar gjithashtu ish-Sekretarin e Përgjithshëm, Faton Ahmetin, për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë mandatit të tij në shërbim të partisë, vizionit të saj dhe qytetarëve që i kanë besuar mbështetjen. Ademi e ka uruar Ahmetin edhe për detyrën e re si Nënkryetar i BDI-së, duke shprehur bindjen se këtë funksion do ta ushtrojë me përkushtim dhe përgjegjësi.

Në fund, Arbër Ademi ka falënderuar për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke riafirmuar angazhimin e tij për punë të palodhur në shërbim të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe qytetarëve. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit