1.8 C
Skopje
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Dy persona nga fshati Mateç i Kumanovës humbin jetën në aksi’dent trafiku në autostradën Beograd-Nish

Sipas informacioneve jozyrtare te portalit tone, viktimat jane nje burre e nje grua nga aksidenti qe ndodhi sot heret ne mengjes ne autostraden Beograd – Nish, jane nga fshati Mateç i Kumanoves, transmeton Faktiditor.info

Sipas informacioneve jozyrtare viktimat jane nga nje familje e nderuar e nje profesori me iniciale (L.) nga fsh.Mateç.

Në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët këtë mëngjes në autostradën Beograd–Nish, pranë nyjës Umçari, humbën jetën dy persona, ndërsa një pasagjer tjetër u dërgua urgjentisht në spital me lëndime të rënda.

Sipas informacionit jozyrtar, aksidenti ndodhi kur një automjet “Seat” me targa gjermane, për arsye ende të paqarta, doli nga rruga. Supozohet se shoferi humbi kontrollin mbi mjetin, përplasi gardhin mbrojtës dhe shenjën rrugore pranë autostradës.

Të ngjajshme

Të fundit