Zëvendëskryeministri Arben Fetai, sonte, së bashku me ministrin për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, zëvendësministrin e Bujqësisë Albrim Hoxha dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, zhvilloi një darkë pune dhe bashkëbisedim me Ministren për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, informon POPULLI.mk
Takimi u cilësua si i ngrohtë dhe miqësor, me theks në shkëmbimin e ideve dhe diskutime të hapura për çështje me rëndësi të përbashkët, si dhe për forcimin e bashkëpunimit dypalësh. Sipas Fetait, ky bashkëbisedim shërbeu edhe si uverturë për ngjarjet zyrtare që do të zhvillohen sot në Shkup.
Zëvendëskryeministri theksoi se Shqipëria mbetet një faktor i rëndësishëm mbështetjeje dhe koordinimi, veçanërisht në proceset integruese dhe në rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.
Takimi riafirmoi angazhimin e palëve për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe koordinimin e politikave në funksion të interesit të përbashkët evropian. / © POPULLI.mk
