Në Gostivar, mbrëmë u mbajt tubimi për hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në mbështetje të kandidatit për kryetar komune, ku mori pjesë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Para një numri të madh qytetarësh, Ahmeti theksoi se tubimi u zhvillua në një frymë të fuqishme uniteti dhe përkrahjeje qytetare, duke dërguar një mesazh të qartë se ndryshimi dhe zhvillimi janë të mundshme vetëm përmes njerëzve të përgjegjshëm dhe me vizion të qartë për të ardhmen.
Ai u ndal edhe te veprimi politik i Arben Taravarit, duke theksuar se ky i fundit kishte mundësinë të vazhdonte të përfitonte benefitet dhe privilegjet e pushtetit, por zgjodhi të largohej nga qeveria.
“Taravari e braktisi qeverinë në emër të dinjitetit dhe interesit të përgjithshëm”, deklaroi Ahmeti.
Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët – krahu i drejtuar nga Ziadin Sela, së bashku me BDI-në dhe partnerët e koalicionit, kanë vetëm një kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limanin.
Në fund të fjalimit, Ahmeti shprehu besimin se qytetarët do ta mbështesin këtë kandidaturë, duke u shprehur i bindur në fitore më 11 janar.
