5.8 C
Skopje
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

KQZ publikon përditësimin e fundit: VV kryeson me mbi 49% të votave të numëruara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të Kosovës ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve në orën 07:24, ku janë numëruar 900,330 vota nga 1,999,204 gjithsej, ose 45.03% e votave, ndërsa përpunimi i vendvotimeve ka arritur në 99.26%.

Sipas këtij përditësimi, renditja e partive politike është si më poshtë:

-Lëvizja VETËVENDOSJE! kryeson bindshëm me 429,979 vota, që përbëjnë 49.30% të totalit të votave të numëruara.

-Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 183,258 vota ose 21.01%.

-Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 118,490 vota, që përfaqësojnë 13.59%.

-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 49,571 vota apo 5.68%.

-Lista Serbe (Srpska Lista) ka marrë 41,335 vota, që përkthehen në 4.74%.

-NISMA Socialdemokrate ka grumbulluar 14,973 vota, ose 1.72%.

Procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përpunimit të plotë të të gjitha votave.(INA)

Të ngjajshme

Të fundit