-6.2 C
Skopje
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Sela: Nga sot Këshilli i Strugës nuk udhëhiqet në shqip!

Kryetari i ASH, Ziadin Sela ka reaguar pasi kryetari i këshillit të komunës së Strugës është zgjedhur maqedonas, informon POPULLI.mk

“Ka qenë e qartë që në fillim se asnjë ndryshim nuk do të vinte me këtë lloj koalicioni për Strugën dhe qytetarët e saj. Kandidatura e ashtuquajtur e pavarur aspak nuk ishte e tillë, kishte shumë parakushte që fatkeqsisht i shohim çdo ditë tek plotësohen…

Nëse “ndryshimi” është Merko dhe VMRO, kjo nuk quhet ndryshim po vazhdimësi.

Nëse kompromisi sot i arrire bëhet mbi kurrizin e drejtësisë dhe llogaridhënies nga pushtetarët e deri djeshem të komunës së Strugës, kjo nuk është zero korrupsion, por shumëfishim dhe vazhdim i korrupsionit.

Nëse zgjedhja e një kandidati të VMRO-së për kryesues të këshillit e kamufloni me bashkëjetesë ndërmjet komuniteteve etnike dhe demokraci, atëherë lind pyetja: pse Buteli, me mbi 50 për qind trup votues shqiptar, nuk e ka kryesuesin e këshillit shqiptar? Pse Bervenica jo? Dhe pse, sipas së njëjtës logjikë, nuk kryesohet Këshilli i Qytetit të Shkupit nga një shqiptar?

P.S. Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!”

Të ngjajshme

Të fundit