Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut dhe burrit të shtetit, Nexhat Daci.
Në vitet e ’90-ta, Nexhat Daci ishte thellësisht i përkushtuar ndaj arsimit për shqiptarët, në një kohë kur kjo veprimtari ishte e rrezikshme dhe përbënte akt guximi e sakrifice.
Kontributi i tij në ruajtjen dhe zhvillimin e arsimit shqip ishte ndër kontributet më të rëndësishme për mbijetesën kombëtare dhe çlirimin e Kosovës, duke mbajtur gjallë dijen, identitetin dhe shpresën për liri.
Nexhat Daci do të kujtohet si një politikan i urtë, i përkushtuar dhe i ndershëm, një njeri që besoi në institucione, dhe në punën e palodhur për të mirën e vendit. Kontributi i tij do të mbetet i gdhendur në historinë e shtetformimit dhe të demokracisë në Kosovë.
Lavdi veprës dhe jetës së tij.
Nderim i përjetshëm për ish-kryetarin e parë të Kuvendit të Kosovës.
