-7.2 C
Skopje
E premte, 2 Janar, 2026

Kosovë / Sot fillon numërimi i votave të diasporës

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht atyre përmes postës.

Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror Zgjedhor.

Sipas tij, nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr mbi 28 mijë e 500 pako, prej të cilave 27,600 janë aprovuar, ndërsa mbi 950 janë refuzuar.

Ndërkohë, nga votimi në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 16,165 qytetarë apo 84.24%. /Telegrafi/

Të ngjajshme

Të fundit