-2.2 C
Skopje
E premte, 2 Janar, 2026

Shkup: Humb jetën fëmija dyvjeçar i plag0sur gjatë natës së Vitit të Ri

Mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike në Shkup ka ndërruar jetë fëmija dyvjeçar i cili u plagos gjatë natës së Vitit të Ri, pasi, sipas informacioneve fillestare, ishte goditur nga një plumb qorr teksa po vëzhgonte fishekzjarrët, transmeton TV21.

“Në lidhje me fëmijën dyvjeçar që ka ndërruar jetë, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për obduksion të trupit”, thonë nga Prokuroria.

Fëmija fillimisht ishte shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit, por për shkak të rëndësisë së plagëve ishte transferuar urgjentisht në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve. Mjekët konstatuan gjakderdhje të madhe në tru, me përfshirje të të gjitha ventrikujve të trurit.

Pavarësisht kujdesit të vazhdueshëm dhe intensiv mjekësor, gjendja shëndetësore e fëmijës ishte kritike dhe drejtpërdrejt kërcënuese për jetën, përcjell TV21.

Gjatë ditës së djeshme, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski njoftoi se bëhet fjalë për një nga incidentet më të rënda që kanë ndodhur gjatë natës së Vitit të Ri, duke theksuar se plagosja ishte pasojë e një fragmenti metalik, ndërsa të gjitha detajet e rastit janë objekt i hetimeve të mëtejshme.

Të ngjajshme

Të fundit