-2.2 C
Skopje
E premte, 2 Janar, 2026

Trump: Jam në shëndet perfekt, marr më shumë aspirinë se sa rekomandohet

Presidenti amerikan Donald Trump tha se gjendja e tij shëndetësore është perfekte dhe merr një dozë më të lartë të aspirinës, sesa rekomandojnë mjekët.

Ai tha se përdor make-up për të fshehur mavijosjet në duar dhe nuk bën ushtrime të rregullta, sepse i duket e mërzitshme. Trump, 79 vjeç, është presidenti më i moshuar i zgjedhur në historinë e SHBA-ve dhe shenjat e moshës janë të dukshme.

Trump tha se merr 325 mg aspirina çdo ditë, krahasuar me 81 mg që rekomandojnë disa mjekë. Ai pranoi se aspirina e bën të mavijoset më lehtë, por nuk dëshiron të ndryshojë rutinën.

Mjeku i tij, Kapiteni i Marinës Sean Barbaella, konfirmoi se skanimi nuk tregoi asnjë problem kardiovaskular. Trump ka një gjendje të zakonshme venoze kronike dhe i ishte sugjeruar të vishte çorape kompresive, por ai refuzoi. Ai tha se ngrihet më shpesh nga tryeza, gjë që ka reduktuar ënjtjen në këmbë.

Presidenti pranoi se nuk bën ushtrime të rregullta përveç golfit, sepse këto i duken “të mërzitshme”. Ai mohoi se ka fjetur gjatë takimeve dhe tha se përdor make-up, vetëm kur duart i dëmtohen.

Mjeku Barbaella vlerësoi se Trump është në shëndet të jashtëzakonshëm dhe plotësisht i aftë për të kryer detyrat e tij si president. /BBC/

Të ngjajshme

Të fundit