-2.2 C
Skopje
E premte, 2 Janar, 2026

(VIDEO) Dalin përgjimet, Asadi bashkëpunonte me Izraelin për destabilizim të vendit

Zyrtarë të lartë ushtarakë të regjimit të kaluar sirian koordinoheshin për destabilizimin e vendit dhe bashkëpunim me Izraelin, sipas audio-incizimeve të rrjedhura.

Audio incizimet të publikuara nga Al Jazeera, tregojnë se zyrtarë të lartë ushtarakë të regjimit të kaluar sirian me në krye Bashar al-Asad, diskutonin për përpjekje për destabilizimin e vendit dhe madje koordinim me Izraelin për të arritur këtë qëllim.

Incidenteve u është kushtuar transmetimi në emisionin “Al Mutahharri” (Hetuesi) të mërkurën në mbrëmje dhe bazohen në më shumë se 74 orë regjistrime audio dhe qindra faqe dokumente.

Suhail al-Hasan, komandant i njësisë elitare “Kuwat al-Nimr” (Forca e Tigrit), i cili tani ndodhet në Rusi, ishte ndër oficerët e lartë të regjimit të Bashar al-Asad të përfshirë në incizime, sipas Middle East Eye (nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur).

Në një nga regjistrimet, një burim i identifikuar si haker ose ndërmjetës i premton al-Hasanit mbështetje nga Izraeli:

“Shteti i Izraelit, me të gjitha kapacitetet e tij, do të qëndrojë pranë jush.”

Al-Hasan i përgjigjet:

“Ekziston një nivel mbi mua, zoti Rami është ai që koordinon. Unë kam informacione të rrezikshme inteligjence.”

Sipas Al Jazeera, ai i referohej Rami Makhluf, biznesmen dhe kushëriri i Asadit.

Regjistrimet gjithashtu tregojnë al-Hasanin duke dhënë komente fyese për palestinezët, shiitët, sunitët dhe edhe për të krishterët. Kur një person që pretendonte se ishte oficer i Mossad-it për inteligjencë të jashtme i tha se shumica e sunitëve në rajon kanë bindje ideologjike të ngjashme me Hamasin, al-Hasan u përgjigj:

“Shiitët janë të njëjtë, dhe të krishterët lindorë janë edhe më keq.”

Për të fituar favor, Suhail hapur përkrahu luftën e Izraelit në Gaza dhe përdori gjuhë dehumanizuese për palestinezët:

“Shfarosini dhe pastroni… Këta janë bij të papastërtisë.”

Regjimi i Asadit ra pas një ofensive të shpejtë të udhëhequr nga forcat besnike të presidentit aktual, Ahmed al-Sharaa.

Izraeli, që ka okupuar Kodrat e Golanit që nga viti 1967 duke shkelur ligjin ndërkombëtar, zgjeroi territorin e tij në jug të Sirisë pas rënies së regjimit. Në dhjetor 2024, ai mori nën kontroll të gjithë zonën tampon të patrulluar nga OKB-ja, që më parë ndante forcat izraelite dhe siriane në Golan. Që atëherë ka kryer mbi 600 sulme në gjithë Sirinë.

Të tjera rrjedhje dhe implikime

Gjithashtu përfshihen deklarata të Ghiat Dala, ish-brigadieri i regjimit, që konfirmon pretendimet e al-Hasanit se ai përfaqësonte zonat malore tradicionale të mbështetura nga regjimi i Asadit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme siriane, Nur al-Din al-Baba, për Al Jazeera tha se regjistrimi tregon se elementë të regjimit të kaluar ishin të gatshëm të bashkëpunonin me entitete armiqësore, dhe se departamenti disponon informacion për vendndodhjet, komunikimet dhe planet e ish-udhëheqësve të administratës.

Sipas The New York Times, disa figura të larguara të regjimit planifikonin të “minonin qeverinë e re” dhe të merrnin kontrollin e zonave bregdetare. Bisedat e interceptuara dhe mesazhet tregojnë se ish-udhëheqësit ushtarakë dhe të inteligjencës, shumë prej tyre të vendosur në Rusi dhe Liban, po rindërtonin rrjetet e besnikërisë brenda komunitetit Alavit. Al-Hasan ishte ndër komandantët kryesorë.

Disa mesazhe tregonin takime me bashkëpunëtorë në Liban, Irak dhe Siri gjatë vitit të kaluar, me lista të shkruara dore të luftëtarëve dhe armëve në fshatrat përgjatë bregut sirian, duke pretenduar se dhjetëra mijëra luftëtarë mund të mobilizoheshin.

Këto komunikime datojnë nga prilli, pas një vale dhune sektare në bregdetin mesdhetar sirian që shkaktoi mbi 1,600 viktima, kryesisht Alavitë. Vrasjet ishin pasojë e sulmeve të koordinuara nga forcat e regjimit ndaj trupave të qeverisë së re dhe konsideroheshin si një pikë grumbullimi për figurat e regjimit të mëparshëm që synonin mobilizimin e luftëtarëve.

Al-Hasan gjithashtu mbështet një fondacion që ka shpenzuar miliona dollarë për lobim në Uashington. Sipas dosjeve amerikane, fondacioni ka angazhuar firmën Tiger Hill Partners dhe ish-këshilltarin e presidentit Donald Trump, Joseph Schmitz, për një marrëveshje prej 1 milion dollarësh.

Të ngjajshme

Të fundit