Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Orikum, ku burri vrau bashkëshorten e tij në banesë.
Policia thotë se rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, se është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.
Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.
Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Top Channel
