Herën e fundit që patëm një premierë epike nga Christopher Nolan, në vitin 2023, Oppenheimer – së bashku me Barbie – i dha kinemasë një shtysë të jashtëzakonshme, duke sjellë audienca masive në sallat e filmit. Tani shtrohet pyetja: a mundet The Odyssey i Nolan-it, së bashku me një ose dy filma të tjerë në vitin 2026, të përsërisë të njëjtin sukses?
Industria e filmit është optimiste. Projekte shumë të pritura si Spider-Man 4 me Tom Holland, Super Mario Bros 2, dhe The Devil Wears Prada 2 pritet të kontribuojnë në një bum të madh të arkëtimeve. Pa harruar Avengers: Doomsday dhe Dune: Part Three.
Së bashku me filma që synojnë çmime Oscar, si Hamnet, viti 2026 duket se ka potencialin të jetë një nga vitet më të mëdha për kinemanë, në një industri që ende po ndjen pasojat e mbylljeve gjatë pandemisë Covid-19.
Ja 20 filmat më të shumëpritur të vitit 2026:
Hamnet
Bazuar në librin fitues çmimesh të Maggie O’Farrell, Hamnet ndjek marrëdhënien mes William Shakespeare (Paul Mescal) dhe bashkëshortes së tij Agnes (Jessie Buckley), si dhe tragjedinë që i frymëzoi veprën Hamlet.
Data e publikimit: 9 janar
28 Years Later: The Bone Temple
Vazhdim i drejtpërdrejtë i filmit 28 Years Later (2025). Spike (Alfie Williams) përfshihet me një grup të rrezikshëm të udhëhequr nga Jimmy Crystal (Jack O’Connell), ndërsa Dr. Kelson (Ralph Fiennes) hyn në një lidhje me pasoja fatale.
Data e publikimit: 16 janar
Is This Thing On?
Filmi i tretë i drejtuar nga Bradley Cooper, i frymëzuar lirshëm nga karriera e komedianit britanik John Bishop. Historia ndjek një burrë që zbulon talentin e tij në stand-up comedy.
Data e publikimit: 30 janar
Wuthering Heights
Një adaptim shumë i diskutuar i romanit klasik, i drejtuar nga Emerald Fennell (Saltburn). Jacob Elordi luan Heathcliff, ndërsa Margot Robbie Cathy-n.
Data e publikimit: 13 shkurt
The Testament of Ann Lee
Amanda Seyfried portretizon Ann Lee, udhëheqësen e lëvizjes fetare Shaker në shekullin XVIII, duke ndjekur rrugëtimin e saj nga Anglia drejt Amerikës.
Data e publikimit: 20 shkurt
Scream 7
Kevin Williamson rikthehet si regjisor dhe skenarist. Courtney Cox dhe Neve Campbell përballen sërish me një Ghostface të ri që kërcënon vajzën e Sidney Prescott.
Data e publikimit: 27 shkurt
The Super Mario Galaxy Movie
Vazhdim i filmit të suksesshëm animuar, bazuar në lojën e vitit 2007 ku Mario dhe Luigi shpëtojnë Princess Peach.
Data e publikimit: 3 prill
The Devil Wears Prada 2
Pas 20 vitesh, Meryl Streep dhe Anne Hathaway rikthehen, së bashku me Emily Blunt dhe Stanley Tucci.
Data e publikimit: 1 maj
Star Wars: The Mandalorian and Grogu
Filmi i parë i Star Wars pas vitit 2019, bazuar në serialin e suksesshëm. Në kast i bashkohet edhe Sigourney Weaver.
Data e publikimit: 22 maj
Disclosure Day
Një projekt misterioz nga Steven Spielberg që lë të kuptohet për kontakt me jetë jashtëtokësore.
Data e publikimit: 12 qershor
Toy Story 5
Rikthimi i Woody dhe Buzz Lightyear, me zërat e Tom Hanks dhe Tim Allen.
Data e publikimit: 19 qershor
Supergirl
Milly Alcock luan Supergirl në një histori që ndërthur hakmarrjen, drejtësinë dhe personalitetin e saj unik.
Data e publikimit: 26 qershor
Moana (Live Action)
Versioni me aktorë i filmit të famshëm animuar që ndjek udhëtimin heroik të Moanës.
Data e publikimit: 10 korrik
The Odyssey
Christopher Nolan sjell një adaptim epik të veprës së Homerit, me Matt Damon në rolin e Odiseut.
Data e publikimit: 17 korrik
Spider-Man: Brand New Day
Filmi eksploron jetën e Peter Parker pasi bota ka harruar ekzistencën e tij.
Data e publikimit: 31 korrik
The Hunger Games: Sunrise on the Reaping
Historia e Haymitch Abernathy në Lojërat e 50-ta të Urise.
Data e publikimit: 20 nëntor
Focker-in-Law
Pjesa e katërt e serisë Meet the Parents, me rikthimin e kastit origjinal dhe Ariana Grande si emër i ri.
Data e publikimit: 25 nëntor
Jumanji 3
Filmi i fundit i serisë, me kastin e njohur që rikthehet.
Data e publikimit: 11 dhjetor
Avengers: Doomsday
Marvel synon rikthimin e lavdisë me Robert Downey Jr. si Doctor Doom dhe një kast gjigant.
Data e publikimit: 18 dhjetor
Dune: Part Three
Bazuar në Dune: Messiah, me rikthimin e Chalamet dhe Zendaya, si dhe Robert Pattinson në kast.
Data e publikimit: 18 dhjetor
