20.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Grubi: Erioni në Shkup është në shtëpi të veten!

Zv/kryeministri i parë Grubi sot ka pritu në zyren e tij të parin e Tiranës, Erion Veliaj. Në këtë takim u bisedua për afrimin e dy kryeqendrave si dhe ecurinë e procedurave të Korridorit 8.

Me kënaqësi mirëprita sot në takim të parin e Tiranës, mikun tim të ngushtë Erion Veliaj.

Me Erionin e ndajmë vizionin progresiv për të afruar më shumë me njëra – tjetrën kryeqendrat e vendeve tona dhe ky angazhim është preokupim i yni i përditshëm.

Njoftova të parin e Tiranës mbi ecurinë e procedurave për Korridorin 8 që me dinamikë të thelluar si Qeveri kemi ndërmarrë për të filluar që në pranverën e hershme punimet për realizimin e këtij projekti që do të shkurtojë distancën mes Shkupit dhe Tiranës në më pak se 2.5 orë.

Erioni në Shkup është në shtëpi të veten!

Të ngjajshme

Të fundit