0.8 C
Skopje
E enjte, 29 Janar, 2026

Sadije Dura: Medaljet e mija flasin, institucionet heshtin

Është shumë e dhimbshme kur në sport nuk vlerësohet puna, djersa dhe rezultati, por zgjidhen persona që nuk kanë asnjë medalje, ndërsa unë, me rezultate të qarta dhe të dëshmuara, anashkalohem.

Jam sportiste që kam punuar me vite, jam:
• 3 herë e treta në Kampionatet Ballkanike
• shumë herë e para në Kampionatet e Maqedonisë
• dhe kam fitore edhe në Kampionatet Evropiane

Këto nuk janë fjalë, janë fakte. Janë gara, janë kundërshtare, janë sakrifica, lodhje, dhimbje dhe punë e përditshme.

Por sot po shoh se rezultatet nuk po vlejnë, sepse po zgjidhen persona që nuk kanë medalje, ndërsa unë po lihem anash. Kjo nuk është sport, kjo është diskriminim i pastër dhe padrejtësi.

Nuk kërkoj favore, nuk kërkoj mëshirë. Kërkoj vetëm atë që çdo sportist e meriton:
drejtësi, barazi dhe vlerësim sipas meritës.

Kur sportisti me medalje anashkalohet dhe përparësi i jepet atij pa rezultate, atëherë po i vritet motivi rinisë dhe po shkatërrohet vetë sporti.

Unë do të vazhdoj të flas, sepse heshtja vetëm e forcon padrejtësinë.
Rezultatet e mia nuk mund t’i fshijë askush.

Me respekt,
Sadije Dura

Të ngjajshme

Të fundit