5.8 C
Skopje
E enjte, 29 Janar, 2026

Kuvendi sot me seancën e 82-të, në fokus pyetjet e deputetëve

Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 82-të me një pikë të vetme në rendin e ditës – parashtrimin e pyetjeve deputetësh.
Këto seanca plenare mbahen çdo të enjte të fundit të muajit. Sipas Rregullores, pyetjet drejtuar kryeministrit dhe ministrave i parashtrojnë fillimisht deputetët e opozitës.
Sipas Rregullores së re, që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, një herë në muaj mbahet edhe seancë për pyetje deputetësh nga radhët e opozitës, e cila zgjat dy orë.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot do të mbajë një takim joformal me përfaqësues të mediave, ku do të bisedohet për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të organit ligjvënës.

Të ngjajshme

Të fundit