5.8 C
Skopje
E enjte, 29 Janar, 2026

PDK dyshon për manipulim të pamjeve të dronit “Skifteri K1”

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të verifikojnë dhe hetojnë siç kanë thënë mashtrimin publik dhe institucional të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, “në rastin e prodhimit të dronëve kamikaz”.

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, në konferencë për media, të enjten tha se ka dyshime të bazuara se pamjet e testimit të dronit “Skifteri K1” është e manipuluar.

Sipas saj, skandaloze dhe cenim i sigurisë kombëtare është edhe vizita e Kurtit dhe promovimi i kësaj kompanie në periudhë të fushatës zgjedhore.

“Siguria kombëtare nuk është shfaqje elektorale. Kurti e promovoi këtë kompani kinse për prodhim të dronëve dhe u paraqit si sukses shtetëror. Por ka dyshime serioze se pamjet promovuese nuk paraqesin realitetin në Kosovë. Prodhimi i dronëve kërkon personal të specializuar dhe protokolle të sigurisë dhe testime të shumta teknike”, tha ajo.

Të ngjajshme

Të fundit