Duke folur për programin Erasmus Plus, në fjalimin e tij në Fakultetin Ekonomik, kryeministri Hristijan Mickoski tha se përmes këtij programi vendi ynë kontribuon aktivisht në zhvillimin e arsimit, politikave rinore dhe mësimit joformal, duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar, dialogun ndërkulturor dhe avancimin e njohurive dhe aftësive të të rinjve. Ai theksoi gjithashtu se për vitin 2026 është siguruar buxheti më i madh në këtë kornizë financiare, në vlerë prej mbi 8 milionë eurosh.
“Kjo është një përcaktim i qartë për të investuar aty ku kthimi është më i madh – te të rinjtë. Një nga instrumentet e rëndësishme që i prek drejtpërdrejt të rinjtë është Karta Evropiane Rinore. Ajo u mundëson të rinjve zbritje dhe përfitime në 38 shtete evropiane, në fusha si udhëtimi, kultura, arsimi, sporti, shërbimet e përditshme dhe të tjera. Por edhe më e rëndësishme, ajo krijon ndjenjën e përkatësisë në një komunitet evropian rinor, ku të rinjtë nga Maqedonia janë pjesë e barabartë”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
