Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përgëzuar deputetët të cilët votuan pro ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare me Bashkimin Evropian.
Sipas Osmanit, këto marrëveshje janë mundësi e mirë për qytetarët në vend, raporton Zeri.info.
“Këto marrëveshje sjellin më shumë mundësi për të rinjtë, më shumë mbështetje për familjet, më shumë investime për bizneset, si dhe më shumë cilësi në shëndetësi, arsim, sundim të ligjit e më shumë zhvillim. Janë investime që do të ndihen drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve tanë.
Kur veprojmë bashkë, Kosova gjithmonë fiton. Dhe sot, Kosova fitoi”, thuhet në reagimin e presidentes Osmani. /Zëri
