Më 6 tetor 1992 kam qenë nxënës i gjimnazit “Zef Lush Marku”. Pas mbarimit të mësimit, mezi u kthyem në shtëpi nëpër rrugë dytësore.
Atë ditë, në Bitpazar, policia e shtetit, nën drejtimin e Ljubomir Fërçkovskit si ministër i Punëve të Brendshme, e kishte rrahur një djalosh dhe pas reagimit të shqiptarëve ndaj atij akti, atë mbrëmje u vranë tre shqiptarë të tjerë (dhe një maqedonase aksidentalisht).
Prandaj, ata që na e zbulojnë Ljubomir Fërçkovskin si vlerë, ndërkohë që i përbuzin qindra shqiptarët e ndërgjegjshëm në RMV, le që nuk na nderojnë e nuk na respektojnë, por ashtu edhe na përbuzin.
Kjo më ngjan si në kohën kur Enver Hoxha e vajtonte “Shokun Miladin”, ndërsa i vriste shqiptarët si Murat Labënishti.
Alo!
A është aty ministrja Elisa Spiropali?!
*Status fejsbuku i zotit Zeqirja Ibrahimit
