8.8 C
Skopje
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

BDI: Paratë e Çairit për aktivistë, jo për shërbime publike

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Çair, sot ka raportuar që kryetari i Komunës së Cairit, Izet Mexhiti, gjatë 100 ditëve të para të mandatit ka shpërndarë rreth 200 mijë euro te personat partiak. BDI-ja kërkoi nga prokuroria të hetohet udhëheqësia e Komunë së Çairit, transmeton Portalb.mk.

“Të dhënat janë të qarta. Në vetëm 100 ditë nga marrja e mandatit, kryetari i komunës, Izet Mexhiti, ka shpërndarë rreth 200 mijë euro – mbi 12 milionë denarë – për persona të lidhur me partinë e tij”, raportoi BDI-ja, duke theksuar që “bëhet fjalë për kontrata me komunën për aktivistë partiakë që nuk paraqiten në punë, por paguhen nga buxheti publik”.

Ata sqaruan se të dhënat janë marrë nga openfinance.gov.mk., ndërsa vlerësuar se këto mjete janë shumë të mëdha për një komunë si Çairi. BDI-ja theksoi që këto para ishin dashur të shkojnë për pastrim, rrugë dhe ndriçim.

Të ngjajshme

Të fundit