19.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Saranda Imeri: Pse e votove Darko Kostadinovski, more Ali Ahmeti?

Qëndrimet e fundit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, Darko Kostadinovski kanë ngjallur reagime të shumta politike në vend.

Në kuadër të këtyre debateve, edhe deputetja e VLEN-it Saranda Imeri ka reaguar duke rikujtuar faktin që kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka votuar  për zgjedhjen e Darko Kostadinovskit me datë 11 janar 2018, informon portlai “tetova1”.

Sipas deputetes Imeri. kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka ardhur për dy vjet ka shku vetëm 2-3 herë në mbledhje dhe në rastin e votimit të Darkos ka shkuar apostafat në parlament për ta votuar.

“Pse more Ali e votove Darkon

11 janar 2018

P.s.A.A ne kuvend per dy vjet ka ardh 2-3 here.

Ne datën e lartëshënuar paska ardhur apostafat per të votuar Darkon!”, ka shkruar Imeri. /tetova1/

Të ngjajshme

Të fundit