Dikur i ashpër dhe i pa kompromis, Fatmir Limani ka befasuar opinionin publik me veprimin e fundit, shkruan POPULLI.mk
Në të kaluarën, Limani deklaronte se nuk e konsideronte Ali Ahmetin as familjar dhe e akuzonte për bashkëpunim me LSDM, të cilët sipas tij ia kanë vrarë babain. Ai gjithashtu ishte shprehur se nuk do të bashkonte më as një sebep apo asnjë dasëm me Ali Ahmetin.
Por duket se koha ndryshon gjithçka. Dje në Tiranë, Limani u shfaq pranë Ali Ahmetit, sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke tronditur jo pak skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, sidomos me ngjarjet e fundit që po ndodhin si në pozitë dhe në opozitë.
Ky veprim vjen pas një periudhe të gjatë lëvizjesh politike. Limani doli nga BDI, u bashkua me BESËN, pati konfrontime me liderët e VLEN-it, dhe tani duket se ka vendosur të rikthehet pranë Ali Ahmetit.
Një kthesë që tregon qartë se marrëdhëniet politike janë shpesh më komplekse se sa duket në sipërfaqe. / © POPULLI.mk
