11.8 C
Skopje
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Bisedime me Mickoskin / Nëse mbetet në Qeveri, AlternAtivA i thotë “jo” VLEN-it!

Partia AlternAtivA është duke zhvilluar bisedime me kryeministrin Hristijan Mickoski, në një moment vendimtar për të ardhmen e saj politike dhe raportet brenda koalicionit VLEN, shkruan POPULLI.mk

Sipas burimeve nga brenda kësaj partie për POPULLI.mk, nëse Mickoski vendos që AlternAtivA të mbetet pjesë e Qeverisë, atëherë kjo parti nuk pritet të bëhet pjesë e plotë e strukturës së VLEN-it. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se brenda AlternAtivës ka qëndrime kundërshtuese ndaj ideve të Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami lidhur me funksionimin dhe organizimin e koalicionit me bashkëkryetarë.

AlternAtivA do të mbajë sonte një mbledhje të rëndësishme, ku pritet të merren vendime përfundimtare për drejtimin politik të partisë. Deri më tani, AlternAtivA mbetet e vetmja forcë brenda VLEN-it që nuk është shkrirë, duke u konsideruar edhe si një nga çështjet kryesore që po krijojnë tensione brenda koalicionit.

Burimet theksojnë se një nga shqetësimet kryesore të kësaj partie lidhet me faktin se, nëse bëhet pjesë e plotë e VLEN-it, do të përballej me reduktim të pozicioneve në pushtetin ekzekutiv. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit