11.8 C
Skopje
E martë, 21 Prill, 2026

Bur’gim i përjetshëm për Murselin dhe Plavën, 30 vite për Kokallën

Ditën e sotme, Gjykata Themelore e Prishtinës, dënoi me burg përjetë Naim Murselin dhe Granit Plavë për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vite heqje lirie.

Pas dhënies së vendimit ka reaguar edhe vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, i cili tha për mediat se vendimi ishte i pritshëm.

Sipas tij, ky vendim është një mësim për të gjitha ata që mendojnë të kryejnë krime të tilla, ndërsa shtoi se u prova ajo që familja ka deklaruar që në fillim, se bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, bashkë me Kushtrim Kokallën organizuan vrasjen.

Ajo që u vërtetua sot është ajo që kemi thënë ne që fillim se Naimi bashkë me Kushtrimin duke zgjedhur Granitin si vrasës e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim sot nuk shkon vetëm për ne, shkon për Lirdonën dhe për fëmijët e saj që nuk do ta shohim më nenën e tyre përjetësisht. Prandaj ky dënim duhet të jetë mësim për të gjitha ata që duan të bëjnë një krim të tillë”, tha ai.

Leonard Ademaj deklaroi se ky vendim ia lehtësoi sadopak dhimbjen, ndërsa theksoi se “ishte një vendim që e priste gjithë populli shqiptar jo vetëm familja”.

 

Burimi / Albeu

Të ngjajshme

Të fundit