8.8 C
Skopje
E enjte, 30 Prill, 2026

“VLEN NJË”, koalicioni që synon të rrëzojë modelin e vjetër politik shqiptar

Një rikonfigurim i rëndësishëm në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar nga VLEN, e cila njoftoi bashkimin e pesë subjekteve politike në një trup të vetëm organizativ dhe politik, nën sloganin “VLEN NJË”.

Në njoftimin zyrtar, VLEN thekson se ky hap shënon fundin e një epoke të gjatë, ku – sipas tyre – politika shqiptare është trajtuar si “pronë private e një klike të korruptuar”.

Ata vlerësojnë se modeli i deritanishëm politik është rrëzuar nga vetë qytetarët, të cilët, siç thuhet në reagim, nuk pranojnë më të jenë “peng i strukturave të konsumuara dhe patriotizmit të rremë”.

“Ka përfunduar koha kur disa individë vendosnin në emër të të gjithë shqiptarëve, ndërsa populli paguante çmimin e arrogancës dhe lakmisë për pushtet”, thuhet në deklaratë.
Sipas VLEN-it, bashkimi në një strukturë të vetme synon të eliminojë fragmentimin politik dhe të krijojë një organizim më të disiplinuar, i cili do të jetë në gjendje të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e shqiptarëve në mënyrë më efektive. Ata e konsiderojnë këtë hap si një moment të ri politik, që synon të mbyllë “epokën e shantazheve dhe lojërave prapaskenës”.
VLEN paralajmëron se si forcë e bashkuar do të angazhohet për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit me “zero tolerancë”, garantimin e një gjyqësori të pavarur dhe avancimin e rrugës evropiane të vendit. Po ashtu, në platformën e shpallur përfshihen edhe partneriteti me NATO-n, si dhe mbrojtja e familjes, traditës dhe identitetit kulturor.
Në fund të deklaratës, VLEN i drejtohet kritikëve, duke e cilësuar këtë zhvillim si “lajm të keq për ata që e kthyen politikën në biznes dhe shtetin në plaçkë”, ndërsa thekson se “VLEN po vjen” si alternativë e re në skenën politike shqiptare. në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar nga VLEN, e cila njoftoi bashkimin e pesë subjekteve politike në një trup të vetëm organizativ dhe politik, nën sloganin “VLEN NJË”.

Në njoftimin zyrtar, VLEN thekson se ky hap shënon fundin e një epoke të gjatë, ku – sipas tyre – politika shqiptare është trajtuar si “pronë private e një klike të korruptuar”. Ata vlerësojnë se modeli i deritanishëm politik është rrëzuar nga vetë qytetarët, të cilët, siç thuhet në reagim, nuk pranojnë më të jenë “peng i strukturave të konsumuara dhe patriotizmit të rremë”.
“Ka përfunduar koha kur disa individë vendosnin në emër të të gjithë shqiptarëve, ndërsa populli paguante çmimin e arrogancës dhe lakmisë për pushtet”, thuhet në deklaratë.

Sipas VLEN-it, bashkimi në një strukturë të vetme synon të eliminojë fragmentimin politik dhe të krijojë një organizim më të disiplinuar, i cili do të jetë në gjendje të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e shqiptarëve në mënyrë më efektive. Ata e konsiderojnë këtë hap si një moment të ri politik, që synon të mbyllë “epokën e shantazheve dhe lojërave prapaskenës”.
VLEN paralajmëron se si forcë e bashkuar do të angazhohet për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit me “zero tolerancë”, garantimin e një gjyqësori të pavarur dhe avancimin e rrugës evropiane të vendit. Po ashtu, në platformën e shpallur përfshihen edhe partneriteti me NATO-n, si dhe mbrojtja e familjes, traditës dhe identitetit kulturor.

Në fund të deklaratës, VLEN i drejtohet kritikëve, duke e cilësuar këtë zhvillim si “lajm të keq për ata që e kthyen politikën në biznes dhe shtetin në plaçkë”, ndërsa thekson se “VLEN po vjen” si alternativë e re në skenën politike shqiptare.

Të ngjajshme

Të fundit