21.8 C
Skopje
E hënë, 4 Maj, 2026

9 Maji shënon fundin e përçarjes, VLEN drejt bashkimit historik

Më 9 Maj afrohet fundi i iluzionit politik se shqiptarët mund të mbahen të ndarë. Në Ditën e Evropës, VLEN shkon drejt Kongresit të Bashkimit si një forcë që e ka kuptuar mesazhin e kohës. Shqiptarëve u duhet një zë i fortë, i bashkuar dhe i pakompromis. Ky është premtim që e kemi dhënë qysh moti.
Për vite me radhë, të tjerët kanë ndërtuar pushtet mbi përçarje. Kanë ushqyer ndasi, kanë krijuar grupe, kanë blerë heshtje dhe kanë shitur mashtrimin si patriotizëm. Sot, kur pesë subjekte bëhen një forcë, atyre u prishet loja.
Bashkimi i VLEN-it është përgjigje ndaj viteve të lodhjes, keqpërdorimit dhe manipulimit politik. Është mesazh se shqiptarët nuk janë pronë e askujt dhe se politika shqiptare nuk mund të mbahet peng nga klika që ka jetuar prej ndarjeve.
Më 9 Maj, në Kongresin e Bashkimit, 850 delegatë do ta vulosin këtë rrugë, nga pesë subjekte në një forcë politike, nga bashkëpunimi në bashkim, nga shpresa në realitet.
VLEN po bashkohet për sundimin e ligjit.
Për zero tolerancë ndaj korrupsionit.
Për gjyqësor të pavarur.
Për rrugën evropiane dhe partneritetin me NATO-n.
Për mbrojtjen e familjes, traditës, kulturës dhe identitetit.
Numërimi ka filluar. Edhe 5 ditë deri në Kongresin e Bashkimit.
VLEN NJË. VLEN PO VJEN.

Të ngjajshme

Të fundit