18.4 C
Skopje
E enjte, 23 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Sot vendi do të përfshihet nga mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare.

Gjatë orëve të mbrëmjes pritet të krijohen kushte për paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Era do të fryjë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Gjatë orëve të pasdites, në disa pjesë të luginës së Shkupit priten kushte për stuhi afatshkurtër, të shoqëruara me reshje intensive shiu, bubullima dhe erë të fuqishme.