Opozita dhe mjerimi i saj.
Shkruan Valon Bela
• Për buxhet dhe financa nuk flet Fatmir Besimi por dikush tjetër,
• Për safe city dhe përfaqësim në MPB nuk flet Nazim Bushi por dikush tjetër,
• Për koridorin 8 dhe 10d, si dhe për rrugën Shkup-Bllacë nuk flet Ejup Rrustemi por dikush tjetër,
• Për reformat në Drejtësi, shto këtu edhe provimin e jurisprudencës në shqip, nuk flasin ish ministrat e BDI, por dikush tjetër. Një përjashtim, për këtë temë ka folur ai ministri i partisë tjetër që shiste licenca për noter si në pazar. Dorën në zemër, zbritje kishte për klientët shqiptarë që i siguronte shoferi nga selia.
• Për Bujqësi dhe pylltari, së paku ta kishin lënë Arianitin me fol
Prandaj më shumë opozitarizëm po bën Lirim Dullovi e Nafie Selmani se sa BDI-ja e reformuar e cila si duket ka ndryshuar edhe qasjen nga parti institucionaliste (që ishte) tek parti arrogante e stilit të Faton A. Dhe ja, as nuk i kanë uruar VLEN-it bashkimin në një parti, dëshirë e kahmotshme e Aliut (që në MKD të garojnë vetëm dy parti-blloqe).
Vetëm opozita e mirëfilltë di të dridhë skenën politike. Dhe vetëm në opozitarizëm të mirëfilltë vërehen kapacitetet diçka që shqiptarët dhe VLEN ka mbetur pa to! Prandaj thonë nga atje “rrini rahat”!
