12.8 C
Skopje
E enjte, 14 Maj, 2026

Fetai jeton në Belgjikë, paguhet në Shkup? Administratorët largohen për 3 ditë mungesë , funksionarët marin pagë mbi 115 mijë denarë, VLEN hesht

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, po përballet me kritika të shumta në opinion për mungesë të vazhdueshme në vendin e punës, ndërsa sipas pretendimeve ai jeton në Belgjikë dhe shpesh udhëton jashtë vendit.

Sipas kritikëve, Fetai vazhdon të marrë pagë mujore prej rreth 115 mijë denarësh, edhe pse nuk paraqitet rregullisht në institucionet shtetërore. Kjo situatë ka ngritur reagime të shumta tek qytetarët, të cilët kërkojnë standarde të barabarta për të gjithë funksionarët publikë.

Nga ana tjetër, administratorët dhe punonjësit e zakonshëm në administratë përballen me masa të ashpra disiplinore. Sipas rregullave të shërbimit publik, një administrator mund të përjashtohet nga puna nëse mungon pa arsye vetëm tre ditë.

Qytetarët kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe transparencë mbi angazhimin real të funksionarëve të lartë shtetërorë, duke theksuar se ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë.

Të ngjajshme

Të fundit