22.8 C
Skopje
E enjte, 14 Maj, 2026

Haxhiu dënon sul’min fizik ndaj Hysni Mehanit, kërkon veprim të menjëhershëm nga institucionet

U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj zëvendësministrit, kandidatit për deputet dhe kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skenderaj, Hysni Mehani, shkruan POPULLI.mk

Haxhiu e ka cilësuar dhunën fizike në jetën publike si një cenim të drejtpërdrejtë të sigurisë së qytetarëve, lirisë së veprimit politik dhe vetë kulturës demokratike. Sipas saj, mandati publik nuk duhet të shërbejë si strehë për arrogancë, e as si mburojë për ushtrim të forcës fizike ndaj kundërshtarëve politikë.

Ajo u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe institucioneve përgjegjëse që të veprojnë menjëherë dhe me profesionalizëm, në mënyrë që të gjithë të përfshirët në rast të përballen me drejtësinë dhe të japin përgjegjësi para ligjit.

Në reagimin e saj, Haxhiu i ka uruar shërim të shpejtë Hysni Mehanit dhe rikthim sa më të shpejtë në angazhimet e tij publike.

Po ashtu, ajo u ka bërë thirrje familjes së tij, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve për përmbajtje, qetësi dhe besim në institucionet e Republikës. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit