21.3 C
Skopje
E mërkurë, 22 Korrik, 2026

Komuna e Çairit i del në ndihmë Gostivarit, dërgon sasi me ujë të pijshëm

Në përgjigje të situatës së rënduar me furnizimin me ujë të pijshëm në Gostivar, Komuna e Çairit ka dërguar një sasi uji të pijshëm për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo situatë.

Ndihma është një kontribut për përballimin e nevojave aktuale të banorëve, ndërsa Komuna e Çairit mbetet në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet lokale në Gostivar dhe e gatshme që edhe në ditët në vijim të ofrojë mbështetje shtesë, në përputhje me nevojat dhe zhvillimin e situatës.