25 C
Skopje
E enjte, 23 Korrik, 2026

Shtrenjtohen nafta dhe benzina në Kosovë, publikohen çmimet e reja

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme.

Sipas këtyre të dhënave, nafta sot është shtrenjtuar për një cent, pra sot një litër naftë në Kosovë mund të blihet për 1.68 euro.

Edhe benzina është shtrenjtuar për një cent në krahasim me ditën e djeshme. Sot një litër benzinë kushton 1.49 euro.

Ndryshime në çmim nuk ka pësuar gazi, ai edhe sot mund të blihet për 0.60 euro.