Qytetarët të cilët pësuan dëm nga moti i ligë duhet ta raportojnë në komisionet komunale, pas çka Qeveria do të veprojë sipas procedurave ligjore dhe do të sigurojë dëmshpërblim, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë lëshimit në përdorim të pishinës së rinovuar të qytetit në Kavadar, Mickoski sqaroi se komunat dhe institucionet e tyre po formojnë komisione për vlerësim të dëmeve.
“Sa i përket kompensimit të qytetarëve që pësuan dëme nga stuhia që ndodhi, mund të them vetëm se komunat dhe institucionet në varësi të komunave po formojnë komisione, qytetarët që kanë pësuar dëme duhet ta raportojnë atë dëm te komisionet, ata do të bëjnë vlerësim dhe menjëherë do ta dorëzojnë te komisioni i vlerësimit të dëmeve në qeveri, dhe ne, në përputhje me ligjin dhe praktikën, do të ndërhyjmë dhe do t’i kompensojmë ata që raportojnë dëme”, deklaroi Mickoski.
Ai ju bëri thirrje qytetarëve që me kohë t’i raportojnë dëmet e shkaktuara që të mund të zbatohet procedura ligjore për vlerësim dhe dëmshpërblim.
“Ju bëj thirrje qytetarëve të cilët kanë pësuar dëme t’i raportojnë ato dëme, të dalë komision, ta konstatojë dhe të marrim ne si qeveri përsëri specifikim të atyre dëmeve që të mund t’i dëmshpërblejmë”, tha Mickoski.




