23.5 C
Skopje
E diel, 26 Korrik, 2026

Mexhiti: Inva Mula magjepsi publikun, mbyllet edicioni i parë i Festivalit “Çarshia”

Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia” u mbyll sonte me Mbrëmjen e Serenatave Korçare, duke i dhënë Shkupit një ngjarje artistike që i shton vlerë jetës kulturore të qytetit.
Në Çarshinë e Shkupit u ngjitën artistë të jashtëzakonshëm, me në krye Inva Mulën, të cilët dëshmuan se arti i madh e gjen gjithmonë publikun e tij.
Kam besuar gjithmonë se një shoqëri e fiton peshën e tij edhe përmes kulturës që krijon. Pikërisht me këtë bindje e nisëm këtë festival. Sepse një shoqëri që investon në art, investon në vetëdijen, identitetin dhe dinjitetin e saj.
Edicioni i parë përfundoi. Tani fillon përgjegjësia jonë që kjo nismë të rritet, të konsolidohet dhe të kthehet në një traditë që do ta identifikojë Shkupin në hartën kulturore të rajonit. Ky është vizioni ynë dhe ky është angazhimi ynë.