Komunikate e plotë VLEN-it
Rendi dhe ligji i rikthyer në Tetovë me qeverisjen e Bilall Kasamit është bërë therrë në sy për BDI-në. Ata që deshën ta bëjnë Tetovën pashallek të Daka Davidoviqit, njeriut në listën e zezë amerikane, dhe e lanë komunën me 24.000.000 euro borxh, nuk mund ta perceptojnë se si Bilall Kasami e transformoi Tetovën brenda vetëm një mandati, duke e ulur borxhin njëkohësisht.
Në kohën e BDI-së, nuk mund të ndërtohet Stadiumi i Tetovës për shkak të uzurpimeve private të pronave. Ishin uzurpuar edhe Qendra Sportive dhe shumë prona të tjera publike. BDI-ja mbylli sy e veshë para mafias urbane për interesa korruptive.
Me ardhjen e Bilall Kasamit në krye të Tetovës, pronat iu kthyen qytetarëve. Stadiumi i Tetovës më në fund po ndërtohet. Po ndërtohen rrugë dhe bulevarde. Për herë të parë pas shumë dekadash po ndërtohen dy shkolla të mesme në Tetovë.
Përveç që zgjodhi problemet e infrastrukturës bazë, ujit të pijshëm dhe kanalizimit, VLEN-i dhe Bilall Kasami po ndërtojnë edhe salla sporti e pishina, duke e shndërruar Tetovën në qytet evropian.
Ky zhvillim i pengon vetëm BDI-së. Opozita ka nostalgji për kohën kur dyshja Bajram Rexhepi – Teuta Arifi e zhytën komunën në borxhe, i shitën pronat publike te biznesmenët e dyshmitë prorusë, i lanë tetovarët në baltë dhe mjerim.
Fatmirësisht, ajo kohë më nuk kthehet. Tetova foli qartë në zgjedhjet lokale. Fitorja e thellë e VLEN-it me 5.000 vota dallim ishte mesazh i qartë edhe për BDI-në, edhe për mafian urbane, edhe për agjendat e dyshimta se Tetova e ka mbyllur kapitullin e zymtë të korrupsionit, kaosit, ngecjes dhe degradimit. Tetova ecë përpara drejt zhvillimit dhe mirëqenies. Tetova s’ndalet!
