30.8 C
Skopje
E martë, 26 Maj, 2026

Qytetarët thanë JO, Alternativa e Vlenit tha PO: Sedat Bislimi emërohet zv/drejtor

- Advertisement -

Ndërkohë, në Studeniçan, Sedat Bislimi nga Alternativa e Vlenit, i refuzuar nga qytetarët në zgjedhje, duke dështuar dhe humbur zgjedhjet ai  është emëruar zv/drejtor në Fondin e Sigurimit Shëndetësor si shpërblim për dështimin e tij.

Këto emërime po shkaktojnë reagime të shumta në opinion. Kritikat fokusohen te fakti se, ndërsa qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre në kutitë e votimit, pushteti po u jep poste të larta personave që nuk kanë marrë mbështetjen e nevojshme elektorale.

Kur vota e qytetarit thotë “JO”, ndërsa pushteti thotë “PO”, lind pyetja: a kemi të bëjmë me meritokraci apo me shpërblim politik?

Për shumë qytetarë, ky është një mesazh i gabuar për demokracinë dhe respektimin e vullnetit të votuesve. Vetëm në Maqedoni, thonë kritikët, humbësi i zgjedhjeve mund të shpërblehet me post drejtori.

- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit