Sot shënojmë 25-vjetorin e rënies heroike të Tahir Sinanit, njërit prej komandantëve më të shquar të luftës sonë për liri.
Me guximin, vendosmërinë dhe përkushtimin e tij, ai u bë simbol i qëndresës dhe i idealit kombëtar.
Së bashku me të ranë edhe Naser Ademi, Hyrë Emini, Brahim Ademi dhe Hisë Fazliu. Me sakrificën e tyre, ata dëshmuan se liria fitohet vetëm me përkushtim dhe flijim.
Sot i kujtojmë me nderimin dhe mirënjohjen më të thellë. Vepra dhe sakrifica e tyre mbeten frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë.
Lavdi e përjetshme Tahir Sinanit dhe gjithë dëshmorëve të kombit!



