Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të zhvillojnë sot një takim në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krijimin e institucioneve të reja.
Në këtë takim pritet të marr pjesë edhe Vjosa Osmani por edhe Lutfi Haziri në krah të Abdixhikut, ndërsa Kurti pritet të shoqërohet nga Glauk Konjufca dhe Hekuran Murati.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa konfirmoi për EkonomiaOnline se ky takim do të zhvillohet në orën 18:00.
“Po, nesër (e martë) në orën 18:00 në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar dje Mustafa.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Kurti, duke konfirmuar qëndrimin e tyre për të qëndruar jashtë një marrëveshjeje qeverisëse.(INA)




