35.9 C
Skopje
E mërkurë, 5 Gusht, 2026

Kasami: Zëvendësministrat e rinj do të propozohen gjatë shtatorit

Bashkëkryetar i VLEN-it, Bilall Kasami deklaroi se në shtator pritet të emërohen zëvendës ministrat e rinj, në kuadër të rikonstruimit të qeverisë, përcjell TV21. Kasami nuk dha detaje, por tha se ka disa propozime në parti.

“Ende nuk janë caktuar, ka disa propozime brenda VLEN-it por ende nuk është propozimi final. Sipas dinamikës së paraparë do të duhet brenda shtatorit propozimet të vijnë në Kuvend”, tha shkurt Kasami.