35.8 C
Skopje
E mërkurë, 12 Gusht, 2026

Mucunski: Në 25-vjetorin e Ohrit kërkohet më shumë bashkim dhe institucione më të mira

Sot iu drejtova panelit me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Theksova se sot detyra jonë është të shikojmë përpara. Diversiteti ynë duhet të jetë forcë, e jo kufi politik mes njerëzve, ndërsa Marrëveshja e Ohrit duhet të jetë një kornizë për integrim, e jo arsye që politika të mbetet përgjithmonë e bllokuar në logjikën post-konfliktuale.

25 vitet e ardhshme duhet të jenë vite të përgjegjësisë, cilësisë dhe rezultateve – institucione më të mira, më shumë bashkim dhe përfaqësim të drejtë, të mbështetur me dije, profesionalizëm dhe integritet.

Veçanërisht duhet të mendojmë për gjeneratat e lindura shumë kohë pas vitit 2001. Çdo i ri duhet të ketë mundësi të ketë sukses bazuar në talentin, arsimin, punën dhe karakterin e tij, dhe jo që e ardhmja e tij të përcaktohet nga mbiemri, përkatësia etnike, libreza partiake apo njohjet.