27.8 C
Skopje
E hënë, 17 Gusht, 2026

Georgievski rrëfen idenë për ndarjen e Maqedonisë në 2001

Lubço Georgievski, ish-kryeministri i periudhës së konfliktit të vitit 2001 ka ndarë për herë të parë detaje se a kishte plan atëkohë për ndarjen e Maqedonisë, që disa herë është përmendur nga kreu i BDI-së dhe ish-shefi politik i UÇK-së, Ali Ahmeti, përcjell INA.

Georgievski në një intervistë ditëve të fundit për TV24 theksoi se ka pasur plan famoz që i është prezantuar nga krerët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) dhe se ai më pas këtë e ka diskutuar me kreun shtetëror. Sipas tij, ideja apo plani i është bërë me dije edhe Arbën Xhaferit, atëkohë kryetar i PDSH-së dhe pjesë e Qeverisë, i cili më pas ka informuar siç nënkuptohet edhe UÇK-në.

Më poshtë vijon deklarata e plotë e ish-kryeministrit Lupço Georgievski:

“Planin famoz për herë të parë e kam dëgjuar nga akademikët Gjorgji Stradellov, Bllazhe Ristevski, Gjorgji Efremov që ishte kryetar. Megjithatë pavarësisht tyre, jemi ulur më pas ne si kreu shtetëror, unë, Stojan Andov dhe presidenti Boris Trajkovski, që njëlloj erdhëm deri tek njohuri të tilla se nëse nuk duan të jetojnë me ne, atëherë të ndahemi. Kemi folur për këtë ide. Boris Trajkovski i ka informuar ndërkombëtarët, por edhe mediat për idenë e tij. Logjika ishte shumë e thjeshtë se pse të luftojmë, të vritemi, nëse nuk duan të jetojmë bashkë, të ndahemi. Unë kam informuar atëkohë Arbën Xhaferin, dhe ai më tha se do të japësh kohë një javë, 10 ditë, dhe më pas më tha se nuk e përkrahin si propozim, nuk duan. Se kush nuk deshti nuk më ka thënë, a ishte nga ndërkombëtarët, apo nga ata, duke nënkuptuar UÇK-ja. Por, edhe pse ishin kundër planit, sipas komunikatave të tyre, shihej se ata luftonin për territor”. (INA)

Përgjigja e plotë nga minuta 1:51:02